Koha më e mirë për të rregulluar oborrin tuaj është pranvera sepse atëherë mbillen lule të reja.
Rekomandim se si të rregulloni oborret dhe ballkonet tuaja:
Kafeja e parë e mëngjesit, një darkë romantike me qirinj ose një drekë familjare nën një qiell të pastër dhe me diell janë disa nga gjërat që mund të shijoni në kopsht, kështu që ky cep i thjeshtë i shtëpisë tuaj meriton të dekorohet sipas shijes tuaj dhe dielli i parë pranveror mund të jetë një rast për të dekoruar ballkonin dhe oborrin.
Kopshti dhe tarraca apo ballkoni i dekoruar me ngjyra në harmoni dhe gjelbërim mund t'ju bëjnë të relaksoheni dhe të harroni për një moment shqetësimet tuaja të përditshme.Krijoni oazin tuaj të paqes, ku do të shijoni momente çlodhje dhe relaksi.
Për një kënaqësi të plotë, kopshti dhe tarraca juaj duhet të jenë të mbushura me gjelbërim dhe të notojnë në ngjyrat e llojeve të ndryshme të luleve.
Nëse keni mundësi dhe hapësirë, do të ishte mirë ta dekoroni oborrin tuaj me një shatërvan apo pishinë të vogël, e cila do t'i japë freski dhe bukuri shtesë ambientit.
Është më se e sigurt që enët dhe sendet e vjetra në shtëpi mund të përdoren për të zbukuruar kopshtin, pra oborrin dhe për t'u dhënë atyre një rregullim pak më ndryshe.
Për shembull, ju mund të mbillni lule në gomat e vjetra të makinave.
Për të pasur një pamje më të gjallë dhe unike, mund t'i lyeni gomat me ngjyra të ndryshme, me ngjyrën e të cilave do të kontribuoni në një rregullim më mbresëlënës.
Ju gjithashtu mund të përdorni kanaçe të vjetra me bojë si vazo në të cilat të mbillni lule.
Shportat e vjetra mund të kenë të njëjtin qëllim.
Me pak përpjekje dhe imagjinatë mund t'i shndërroni në kompozime të shkëlqyera lulesh.
Në kopsht ose në ballkon mund t’i gjeni një vend edhe kompletit tuaj antik të çajit ose kafesë, i cili është pak i dëmtuar ose nuk ju pëlqen më për servirje.
Kupat e tij mund të zëvendësojnë vazot e vogla në të cilat mbillni kaktusët tuaj të preferuar për të lulëzuar dhe zbukuruar mjedisin tuaj.
Një dekorim i lezetshëm për oborrin tuaj mund të jetë një biçikletë e vjetër, e cila mund të shërbejë si mbajtëse për një nga koshat që përmendëm më parë.
Ju gjithashtu mund të bëni një dekorim unik edhe nga një kafaz i vjetër zogjsh, të cilin me pak imagjinatë do ta përshtatni në një aranzhim lulesh zvaranike në ballkonin tuaj.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.28-29 të botimit elektronik të revistës BETTY (Mars 2022).