Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Si të mposhtim armikun më të madh në vendin e punës – STRESIN?

December 1, 2022



Irena Aleksovska – “Punësimi ESI”

Me hapjen e parë të syve kur zgjohemi, e nisim ditën me sfida të caktuara, të cilave nuk u kushtojmë shumë rëndësi, si p.sh. nëse jemi ngritur në kohë, detyrat shtesë rutinë, trafiku kaotik rrugës për në punë, kafeja e parë që e pimë, gjëra që na e përshpejtonë ritmin në mënyrë që të mos e vërejmë se jemi tashmë nën një lloj stresi kur mbërrijmë në punë.
Ju mund të habiteni se sa shumë një mëngjes i tillë mund të ndikojë në disponimin dhe gjendjen tuaj aktuale.
Stresi vendos një alarm në tru, i cili përgjigjet duke përgatitur trupin për veprim mbrojtës. Sistemi nervor aktivizohet dhe lirohen hormone që mprehin shqisat, përshpejtojnë pulsin, thellojnë frymëmarrjen dhe shtrëngojnë muskujt.

Ky reagim (i luftimit ose largimit) është i rëndësishëm sepse na ndihmon të mbrohemi nga situatat alarmante.

Është një gjendje e programuar biologjikisht e njeriut, që do të thotë se ne të gjithë reagojmë në të njëjtën mënyrë, pavarësisht nëse shkaku i gjendjes është në punë apo në shtëpi.
Gjatë gjithë historisë evolucionare, njerëzit kanë zhvilluar këtë mekanizëm mbrojtës (frikën) për të mbrojtur veten nga rreziqet në mjedisin e tyre. Për shembull, rrahjet më të shpejta të zemrës dhe muskujt e tensionuar do t'i ndihmonin ata të shpëtonin nga grabitqarët. Në epokën moderne, frika ka një funksion të rëndësishëm në rast se kemi nevojë për fight or flight apo luftim ose largim, sepse ajo mund të sigurojë energjinë e nevojshme për t'u përballur me faktorët stresues.

Stresi i punës reflekton pasoja të dëmshme fizike, psikologjike dhe emocionale mbi qenien njerëzore, për shembull, kur kërkesat e vendit të punës nuk përputhen me kapacitetin, aftësitë, burimet ose nevojat e punëtorit. Por çfarë ndodh nëse në punë përballeni çdo ditë me këto situata alarmante? Një gjendje e tillë stresuese kronike mund të çojë në një sindromë psikologjike të njohur si lodhje ose burnout. Sinjalet që duhet të regjistrojmë përpara se të arrijmë këtë gjendje janë: depresioni, humbja e vetëbesimit dhe vetërespektit, dembelizmi, plogështi e madhe, cinizmi dhe ndjenja e mungesës së efikasitetit.

Disa nga faktorët që kanë ndikim më të madh janë: orët e gjata në vendin e punës, një numër i madh detyrimesh dhe kërkesash, pasiguria në realizimin e detyrimeve në vendin e punës, konfliktet me kolegët apo eprorët e tyre etj.

Mënyrat se si mund të reduktojmë ose menaxhojmë stresin janë si më poshtë:
• Ndjekja e burimit që shkakton stres dhe zhvillimi i reagimeve të shëndetshme;
• Kërkojmë mbështetje nga familja, miqtë dhe kolegët me të cilët punojmë;
• Vendosja e kufijve dhe zakoneve të shëndetshme, të cilat nuk do të na lejojnë të “digjemi”;
• Kohë për të pushuar dhe për t'i kushtuar vëmendje gjumit cilësor;
• Kujdesi për veten – këtu përfshihen kudesi fizik, mendor, emocional, shëndetësor, etj;
• Biseda me kompetentët për gjërat që ju aktivizojnë shumë;
• Provimi i teknikave të relaksimit dhe tokëzimit;
• Dëgjimi i muzikës relaksuese gjatë rrugës, para dhe pas punës;
• Shmangia e çdo konflikti.

Dhe sa për ju, lexues të dashur, përpiquni të gjeni zgjidhjen e duhur që ju përshtatet dhe ju jep një ndjenjë qetësie. Ndërkohë, ju inkurajoj t'i jepni vetes një shans për të provuar një mënyrë të re për të reduktuar stresin. Ju mund të habiteni nga rezultati.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.06-07 të botimit elektronik të revistës BETTY (DHJETOR 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>