Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Çfarë lloj pushimi ju nevojitet?

August 1, 2021

август 2021

1. Keni një ditë pushim në punë. Si do ta shfrytëzoni?

A) Do ta kaloj gjithë ditën duke pastruar në shtëpi

B) Do ta shfrytëzoj për blerje

C) Do të dal për shëtitje në natyrë me miqtë e mi

2. Fitoni një trashëgimi që vlen shumë. Si do t’i planifikoni paratë?

A) Do t'i investoj menjëherë në pasuri të paluajtshme dhe do t'i dyfishoj paratë

B) Sigurisht, do të bëj plan për të udhëtuar në destinacione tropikale dhe të largëta

C) Ca nga paratë do t'i ndaj me të afërmit e mi

3. Çfarë lloj dokumentarësh ju pëlqen të shikoni?

A) Historikë - gjithmonë dua të mësoj diçka të re

B) Vila luksoze dhe biografi të njerëzve të famshëm

C) Dokumentarë për natyrën dhe kafshët

4. Kur ktheheni nga pushimet...

A) Planifikoj udhëtimin tim të ardhshëm ose kthehem menjëherë në punë

B) Më duhen tre ditë që të kthehem në normalitet

C) Vazhdoj me jetën e përditshme sikur nuk ka ndryshuar asgjë

5. Në pushime, gjëja më e rëndësishme për ju është...

A) Gjithçka të jetë e përkryer dhe të mund të pushoj me të vërtetë... Dhe po, të jetë pastër.

B) Të di se ku do të lëviz, çfarë do të ha dhe cilat janë kushtet në plazh...

C) Të ketë paqe dhe qetësi

6. Cila është stina juaj e parapëlqyer e vitit:

A) Pranvera dhe vjeshta

B) Vera

C) Të gjitha stinët kanë bukurinë e tyre

7. Nëse duhet ta përshkruani veten, kur shkoni me pushime jeni...

A) I/e organizuar

B) Me pritje të mëdha dhe kërkesa të posaçme

C) Spontan/e

Shumica e përgjigjeve nën A

Kur bëhet fjalë për pushime, nuk ju pëlqejnë befasitë. Kudo që të shkoni, jeni nga ata që muaj para pushimeve e dinë se sa ditë pune do të shfrytëzojnë, ku do të shëtisin dhe çfarë do të shohin, cilat janë restorantet dhe baret më të famshme... Ju dëshironi që çdo çast të jetë i shfrytëzuar mirë dhe i përmbushur. Përveç plazhit, ju pëlqen edhe shëtitja në qytete ku mund të mësoni më shumë për kulturën dhe historinë e tyre.

Shumica e përgjigjeve nën B

Ju pëlqen bollëku, luksi dhe komoditeti. Jeni nga ata që, nëse nuk mund t'ia lejojnë vetes një pushim të mirë dhe një destinacion të bukur, nuk planifikojnë fare udhëtim. Dëshironi të shëtisni në plazhe të arta dhe me rërë, të provoni ushqime të ndryshme dhe të keni të paktën diçka të re për të veshur ose rroba të reja banje çdo sezon. Fotografitë e pushimeve janë po aq të rëndësishme për ju sa edhe vetë pushimet.

Shumica e përgjigjeve nën C

Aventurier i vërtetë. Dëshironi të jeni pjesë e natyrës, të largoheni nga ngarkesa dhe zhurma e qytetit dhe të ndjeheni sikur jeni në një botë tjetër. Nuk ka rëndësi se ku do të shkoni, sepse e dini që do t'ia dilni kudo dhe në çfarëdo kushtesh. Dëshironi të hulumtoni dhe të shoqëroheni me të huaj. Mali, tendat dhe kampimi është përkufizimi juaj për një pushim të këndshëm.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.30 të botimit elektronik të revistës BETTY (GUSHT 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>