Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Trajtimi i sigurt i infeksioneve të traktit urinar në shtatzëni

May 2, 2023



Shkruan: Mr. Farm.
Mirjana Eftimova Mirkoviq

Në periudhën e shtatzënisë, për shkak të rreziqeve specifike për shëndetin e nënës dhe fetusit, përgjithësisht shmanget terapia medicinale, me përjashtim të rasteve të sëmundjeve kronike dhe në situatat kur përfitimi i përdorimit të ilaçit tejkalon rreziqet.

Megjithatë, disa sëmundje, në këtë rast infeksionet urinare, janë mjaft të shpeshta gjatë shtatzënisë dhe kërkojnë një qasje të përshtatshme terapeutike.

Gjatë shtatzënisë, mbajtja e urinës ndodh për shkak të zgjerimit hormonal të uretrës dhe lëvizshmërisë së dobët, si dhe presionit të mitrës në uretër, gjë që rezulton në rritjen e përqendrimit të baktereve (E.coli) në urinë.

Kjo shpesh manifestohet me nxitje të shpeshta për të urinuar, të shoqëruara me urgjencë dhe nokturia, dhimbje dhe djegie gjatë urinimit, hematuri dhe dhimbje apo ngërçe në pjesën e poshtme të barkut dhe atëherë themi se kemi të bëjmë me cistitis.
Megjithatë, në disa raste nuk kemi simptoma dhe megjithatë ka baktere në urinë, një gjendje e quajtur bakteriuria asimptomatike gjatë shtatzënisë, në të cilën urinokultura zbulon një rritje të konsiderueshme të patogjenëve, që është më e madhe se 100,000 baktere/ml, dhe shfaqet në si rreth 15% të shtatzënive.

Bakteriuria asimptomatike duhet të parandalohet dhe trajtohet siç duhet për shkak të rrezikut të zhvillimit të pielonefritit, rrezikut të lindjes së parakohshme, këputjes së membranave ose peshës së ulët të lindjes që rezulton në shkallë më të lartë të vdekshmërisë foshnjore. Kjo është arsyeja pse rekomandohet depistimi rutinë për bakteriurinë asimptomatike në fillim të shtatzënisë.

Gratë me bakteriuri, e konfirmuar nga urinokultura e dytë, duhet të trajtohen dhe testi i urinokulturës të përsëritet në çdo vizitë tek gjinekologu deri në lindje.

Zgjedhja e mbrojtjes antimikrobike gjatë shtatzënisë duhet së pari të garantojë siguri për nënën dhe fetusin.

Përveç kësaj, rekomandohet pushim dhe hidratim i mirë i trupit, d.m.th. marrja e 2-3 litra ujë në ditë për të larguar bakteret nga trakti urinar.

Gjithashtu është e rëndësishme që të mos vononi urinimin dhe të kryeni zbrazje të plotë me masazh muskulor.Preparatet me D-manoz dhe probiotikë për të paktën 7 ditë mund të jenë mjaft të dobishme për qëllime parandaluese dhe kuruese, sepse ato ulin përqendrimin e E. coli, që është shkaktari më i zakonshëm i infeksioneve urinare.

D-manoza është një molekulë e thjeshtë sheqeri që gjendet në bimë si boronicat, pjeshkët, portokallet dhe mollët, e cila është përdorur prej 30 vitesh si një ilaç natyral për pastrimin e E. Coli nga trakti urinar.

Mund të përdoret deri në 6 muaj sepse D-manoza është absolutisht e padëmshme dhe mund të përdoret edhe nga gratë shtatzëna, fëmijët dhe diabetikët.

Nga ana tjetër, probiotikët specifikë (S. Boulardii), neutralizojnë efektet negative të terapisë me antibiotikë, rrisin imunitetin dhe ulin përqendrimet e E.Coli në zorrë, nga ku infeksioni zakonisht ndodh vetëm në traktin urogjenital.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.16-17 të botimit elektronik të revistës BETTY (Maj 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>