Sallatë verore me patate
• 1 patate e ëmbël • 1 kungull i njomë i verdhë • Panxhar • Brokoli • Domate e freskët • Borzilok i freskët • Karrotë e freskët e prerë në copa • Kripë dhe piper i zi • Vaj ulliri ekstra i virgjër • 1 avokade e prerë në feta • Lëng limoni • Fara luledielli
1. Patatet i ziejmë dhe më pas i presim.
2. Ziejini brokolin në avull për pesë minuta.
3. Presim kungullin e njomë dhe panxharit dhe i kaurdisim derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë në të artë.
4. Në enën me patate, shtoni brokolin, panxharin dhe kungulleshkat, shtoni domatet, borzilokun, karrotat
kripën dhe piperin.
5. Hidhni sipër përbërësve një salcë të thjeshtë sallate.
6. Sipër vendosni avokadon e prerë në feta, farat e lulediellit dhe lëngun e freskët të limonit.
Tost me avokado dhe me patate të ëmbël
• 1 patate e ëmbël, e qëruar • 1 avokado, e grirë • Kastravec i prerë në feta • Susam • Vaj ulliri • Kripë dhe piper për shije
1. Nxehni furrën në 200 °C.
2. Qëroni dhe prisni pataten e ëmbël në copa të gjata përafërsisht 10 mm për të bërë tostin tuaj. Piqni copat - e patates së ëmbël për 20 minuta.
3. Sipër vendoset pureja e avokados, fetat e kastravecit dhe farat e susam për më shumë yndyrna të shëndetshme. Kriposni sipas shijes suaj.
4. Sipër hidhni vaj ulliri.
Qiqra të pjekur me limon, hudhër dhe rozmarinë
• 2 lugë vaj ulliri • Lëvozhgën e një limoni • 1 lugë hudhër pluhur • 2 kanaçe qiqra – të kulluar dhe të shpëlarë • 1 lugë gjelle rozmarinë e freskët • ose 2 lugë kafeje rozmarinë të thatë
1. Thajini qiqrat me peshqir ose me letër kuzhine, pastaj vendoseni në një tavë mbi letër pjekjeje.
2. Lyejini kokrrat e qiqrave me vaj ulliri duke i përzier
3. Pas vajosjes së tyreshtojmë ëkurën e limonit, hudhrën dhe rozmarinën dhe i vendosim në furrë.
4. Piqeni për 15 minuta në 250˚C. Përziejini ato përsëri lërini të piqen edhe pak 15-20 minuta, deri sa të marrin ngjyrë dhe të bëhen krokante.
Banane me çokollatë me 4 përbërës
• 2 banane mesatare • 2 gota me copa çokollate vegane • 2 lugë drithëra me arra kokosi të ëmbëlsuara • 2 lugë bajame të grira
1. Shtroni letrën e pjekjes. Qëroni bananet dhe pritini në gjysmë. Rradhitini bananet tek të cilat paraprakisht keni vënë shkopinj druri, në letrën e pjekjes në distance dhe vendosini në ngrirje për 20 minuta.
2. Në një enë të madhe, ngrohni copat e çokollatës për 60-90 sekonda. Duke përdorur rrahësin e vezëve, përzieni çokollatën e shkrirë derisa të përftoni një masë homogjene (mund të shtoni një lugë vaj kokosi për shkëlqim)
3. Zhytni butësisht bananet e ngriranë enën me çokollatë. Mund të përdorni lugë për të shtuar më shumë çokollatë në anët e bananeve. Vendosni bananet me çokollatë sërish në tavën për të pjekur.
4. Spërkatni bananet me drithrat e kokosit dhe bajamet. Ngrijeni përsëri 10-15 minuta. Sipër hidhni çokollatë të shkrirë ose diçka tjetër sipas preferencave!
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.30-31 të botimit elektronik të revistës BETTY (GUSHT 2022).