Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Virozat e dimrit te fëmijet

December 1, 2022



Dr. Visar Muca

Periudha e dimrit është periudha më e ndjeshme për fëmijet sesa për të riturit, sepse gjatë kësaj periudhe qarkullojnë më tepër infeksione apo infeksione te ndryshme dhe duke e patur parasysh se femijet imunitetin ende nuk e kanë të formuar si duhet, ato edhe janë më të ndjeshëm dhe çdo kontakt me çdo lloj infeksioni mund të paraqes simptome te fëmijet.

Periudha e dimrit zakonisht është një periudhë në të cilën qarkullojnë më tepër infeksione të cilet prekin sistemin respirator apo atë të frymarjes, ndërsa më të ralla janë infeksionet e traktit gastrointestinal.

Shkaktarët më të shpeshtë të këtyre infeksioneve janë viruset, me mbi 90 % ndërsa më të ralla janë bakteriet.
Infeksioni më I shpeshtë virusal në periudhën dimrore është gripi dhe të ftohurit.

Gripin e shkakton virusi I Influencës. Dallojmë tre lloje të virusit të influencës, lloji apo tipi A, B dhe C, por për njeriun më me interes janë viruset e infulencës të llojit A dhe B sepse ato janë shkaktar të sëmundjeve tek popullta humane. Sezoni I infeksionit të gripit dimëror fillon nga muaji nëntor dhe zgjat deri në prill, ndërsa zakonisht piku është nga java e 1-2 e dhjetorit deri në fund të muajit shkurt e pastaj tendenca e infeksionit fillon të bjer.

Viruset e influencës qarkullojnë në ajër. Në organizmin e njeriut ato zakonisht qëndrojn apo jetojnë në mukozën e hundës dhe fytit. Ndërsa nje kohë të shkurtër mund të jetojnë edhe në apo mbi objekte të ndryshme sikur enët për ushqim, lojra të ndryshme me të cilët fëmijët I prekin apo luajn, etj. Nga kjo mund të themi se mënyra e përhapjes së infeksionit është në mënyrë direkte përmes kontaktit me fëmijun e sëmurë, nëpërmjet ajrit nga pikat e vogla të spërkatura nga fëmiu I sëmurë (mes kollit apo teshjes) dhe mënyra tjëtër është në mënyrë indirekte gjegjësisht nga prekja e objekteve të cilat fëmiu I sëmurë më herët I ka prekur.

Infeksioni më shumë përhapet në ambientet e mbyllura sikur shkolla dhe çerdhe.
Është për të cekur se në krahasim me të riturit, gripi te femijët zgjat më tepër në ditë pasi fëmijet tajojn sasi më të madhe të virusit, prandaj edhe janë infektues nga 24 orët e para të sëmundjes po edhe në kohëzgjatje me sipmtome. Simptomat e para mund të jenë të ndryshme në grupmosha të ndryshme të fëmijëve. Te fëmijët nën moshen 2 vjeçare bie ne sy gjendja jo e mirë e përgjithshme e fmiut, fmiu është I shqetësuar, qan mëshum sesa zakonisht, nuk dëshiron të pin apo han, hundët I ka të bllokuara apo me rjedhje të sekretit nga hunda.

Te fëmijët parashkollorë dhe shkollor simptomet mund të jenë më të bujshme duke fillu nga një moment I papritur I paraqitjes së etheve apo ritjes së temperaturës mbi 38 e sipër, paraqitja e dhimbjeve muskulore të trupit po edhe kokëdhimbje, lodhje, pastaj kemi dhimbje fyti, humbje oreksi dhe paraqitjen e kollës së thatë e cila zgjat disa ditë, por din të jetë variabile dhe të kalon në koll të lagët (produktiv).

Këto janë simptomat e përgjithshme që e karakterizojnë gripin dhe zakonisht zgjasin nga 4 deri në 6 apo 7 ditë, por te disa fëmijë, sidomos te ato të cilët kemi komplikime të ndryshme apo te fëmijet me sëmundje kronike disa nga simptomat, sidomos kolli, din të zgjasin edhe në 2 jav apo 3.

Në përgjithsi gripi kalon mirë dhe pa komplikime mirpo duke e mar parasysh se gripi në krahasim me infeksionet tjera virale është më intenziv, ai shpesh din të jep edhe komplikime nga më të ndryshmet, edhe atë: infeksion të veshit (otit) që përcillet me dhimbje veshi, Infeksion të sinuseve, infeksion të syve ku kemi skuqje dhe lëngu që rrjedh nga sytë, dhe me komplikimet në rrugët e frymarjes si Laringiti që përcillet me një koll karakteristik intenziv dhe me ndryshimin e zërit (gjendje e cila ndonjëherë kërkon trajtim të shpejtë sepse din të përbën rrezik për fëmijun) dhe në veçanti duhet cekur komplikimet e mushkërive – bronchiolitis te fëmijet nën moshën 1 vjeçare dhe pneumonia te ato mbi atë moshë. Ndërsa komplikime të ralla janë ato të zemres dhe të trurit.
Trajtimi bëhet në bazë të simptomave. Si fillim fëmiu duhet të pushojë që imuniteti në mënyrë sa më efikase ta bëj luftën me virusin. Duhet vën një regjim I caktuar I higjienës dhe ushqimit. Të jepen sasi më të mëdha të lëngjeve dhe ushqimit të freskët, vitamin dhe minerale.

Në bazë të simptomave, nëse fëmiu ka temperaturë dhe dhimbje atëher jepen paracetamol dhe ibuprofen, në raste të zënies se hundeve jepen pika apo spray, kolli duhet përcjellur se me çfar intenziteti është dhe sa dit zgjat dhe trajtimi I tij bëhet varur nga ato karakteristika, por me rëndesi është të thuhet se mos jepen barna për koll pa rekomandim të pedijatrit e sidomos jo antibiotik.
Ndërsa në disa raste mund të jepen vetëm barna të kombinuara antivirale kur simptomet perzistojnë më shumë ditë.

Antibiotik jepen vetëm në rastet kur kemi komplikime të gripit (si rastet qe I cekëm më herët), dhe në rastet kur nga analizat e bëra na tregojnë që kemi ritje të vlerave inflamatore.
Mbrojtja më e mirë nga gripi është vakcinimi. Në perëndim te çdo fëmijë I moshës 6 mujore deri në 8 vjet, çdo vit para sezonës së gripit vakcinohet, vakcina është në forme të sprayt për hundë. Ndërsa te ne ende nuk është filluar me këtë praktik.

Masat e përgjithshme për mbrojtje janë sikur edhe nga çdo infeksion tjetër respirator, edhe atë si fillim fëmijet që kanë simptoma mos dërgohen në çerdhe apo shkolla sepse ashtu do ta transmetojn virusin nga njëri në tjetrin, duhet të evitohen ambientet e mbyllura ku fëmijet luajnë që kontakti me të semur të jet sa më I vogël, duhet higjienë- larja e duarve sa më shpesh, veshja e robave të duhura simbas temperaturave të momentit, fëmijet të konsumojnë më tepër lëngje dhe ushqime të freskëta, sidomos pije të ngrohta si çajra të ndryshme me limon dhe supa të ndryshme, të konsumohen produkte të ndryshme të pasura me vitamina dhe minerale kryesisht fruta të ndryshme dhe perime që janë të domosdoshëm për organizmin me qëllim që të ritet imuniteti.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.16-17 të botimit elektronik të revistës BETTY (DHJETOR 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>