Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Rekorde mahnitëse të lidhura me verën

February 1, 2022

фев-2022

  1. Vera më e vjetër


Pikat më të vjetra të verës janë gjetur në vendet arkeologjike Gadaçrili Gora dhe Shulaveris Gora në jug të Tbilisit në Gjeorgji. Dëshmitë kimike për verën, që datojnë nga vitet 6000–5800 p.e.s. (periudha e hershme neolitike), janë nxjerrë nga mbetjet e qeramikës antike. Mbetjet e verës janë nxjerrë nga kavanozë me kapacitet të madh, të cilët ndoshta përdoreshin për fermentim dhe ruajtje. Kjo gjetje na tregon se prodhimi i verës dhe ndoshta vreshtaria ishin në përdorim rreth 8000 vjet më parë.

  1. Ngjarja më e madhe e shijimit të verës


Ngjarja më e madhe e shijimit të verës, që përfshiu 5095 pjesëmarrës, u zhvillua në Placa de Toros në Aranda de Duero të Spanjës, më 15 shtator 2006.

  1. Gota më e madhe e verës


Gota më e madhe e verës u prezantua dhe u mat në Hal Kormi, Maltë, më 21 prill 2012. Gota është 3,87 m (12 këmbë e 8 inç) e lartë dhe 2,04 m (6 këmbë e 8 inç) në pikën e saj më të gjerë. U krijua nga Kumitat Festi Esterni San Gorg, në Hal Kormi të Maltës.

  1. Shishja më e vogël e verës - me pakicë


Steve Klein nga Klein's Designs, në Encino, Kaliforni, SHBA, prodhon shishe vere miniaturë, të fryra me dorë. Në vitin 1999, ai bëri shishet më të vogla të verës me lartësi prej 3,4 cm (1,37 inç), të mbyllura dhe të shënuara për të treguar se përmbante 0,75 ml (0,026 oz.) verë të mirë.

  1. Vera më e shtrenjtë e shitur në ankand


Më 13 tetor 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Nju Jork) u shit vera më e shtrenjtë e shitur në ankand. Shishja Romanée Conti e vitit 1945, nga Domaine de la Romanée-Conti, u shit për 558.000 dollarë (422.801 £ apo 481.976 €), duke përfshirë shpërblimin, në një ankand të Sotheby's në Nju Jork, SHBA.

  1. Numri më i madh i gotave të verës të mbajtura në njërën dorë


Rekordi për më shumë gota verë të mbajtura në një dorë u vendos më 24 tetor 2007 në restorantin Quatre-Gats në Barcelonë, Spanjë. Rekordi u vendos nga Rajmond Adina (Filipine), i cili mbajti 39 gota në dorën e majtë. Për kamarierët në Barcelonë, numri i gotave të mbajtura në njërën dorë është një krenari e madhe, pasi shumë nga kamerierët në atë rajon janë të aftë të mbajnë dhjetëra gota pa i thyer ato.

  1. Ena më e vjetër e verës prej druri


Në Gjermani (Tybingen) është e vendosur ena më e vjetër prej druri e quajtur "Riesenfass" dhe është prodhuar në Tybingen në vitin 1549. Ena prej druri fillimisht ishte në pronësi të Dukës Ulrik të Vyrtembergut dhe jeton në bodrumin e Kështjellës Hohentybingen. Ena është përdorur për ruajtjen parësore të verës gjatë gjithë historisë së saj dhe pronësia e enës u është transferuar figurave të ndryshme mbretërore nga krahina e Vyrtembergut. Aktualisht është në pronësi të shtetit të Baden-Vyrtembergut.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.32 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHKURT 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>