Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Pyetje për Natasha Petroviq – Kur suksesi është i pashmangshëm

May 1, 2021

Fituese e çmimeve të shumta, Natasha Petroviq e ka dëshmuar talentin e saj duke qenë në mesin e dhjetë aktorëve më të mirë të filmit në Evropë, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. Me një pozitivet dhe karizëm për t'u admiruar, ajo rrezaton një shkëlqim që lë mbresa të thella.

|

мај 2021 Совети за здравје

1. Çfarë është Homo?

Homo është një film për njeriun. Më saktësisht, është film që bën fjalë për gjashtë histori jetësore të njerëzve të zakonshëm që përballen me probleme ekzistenciale, si rezultat i vlerave të zvetënuara në një shoqëri si e jona. Mungesa e njerëzisë, lakmia e mizoria, janë gjendje që ngadalë po shkatërrojnë njerëzit, por edhe shoqërinë në të cilën jetojmë.

2. Cili është mesazhi i fuqishëm që u përçohet shikuesve me filmin Homo, ku përmes gjashtë tregimeve, përshkruhet kërkimi i lumturisë në rrethana fatkeqe?

Të gjitha tregimet e këtyre personazheve përfundojnë me një fund të ndryshëm - për dikë më mirë, për dikë më keq, por me disa mesazhe thelbësore të jetës, të tilla si rishqyrtimi i vlerave parësore njerëzore dhe ndërgjegjësimi i njeriut për fuqinë e tij shkatërruese. Mirëpo më e rëndësishmja nga të gjitha është se na kujton se të gjithë kemi nevojë për një thërrime dashurie, për ta mbajtur me vete në jetën e përditshme.

3. Si do ta përshkruaje ritmin e punës gjatë xhirimit të filmit Homo? Si shkuan përgatitjet dhe si reagoi audienca ndaj produktit përfundimtar?

Ka kaluar shumë kohë që nga xhirimet e filmit, por ajo që më ka mbetur në kujtesë është atmosfera e bukur dhe pozitive e punës, bashkëpunimi dhe liria që na u dha në krijimin e personazheve. Filmi pati premierën e tij në kuadër të Festivalit të filmit "Cinedays" vitin e kaluar dhe u prit mirë nga audienca.

мај 2021 Совети за здравје

4. Cili ishte frymëzimi yt për t'i dhënë jetë personazhit që e luan?

Çfarë jemi të gatshëm të bëjmë ne njerëzit për t'i mbrojtur më të dashurit tanë dhe për të siguruar një lloj jetese­­? Kjo ishte pika fillestare e hulumtimit dhe frymëzimit për këtë personazh. Personazhi i Ketit ishte veçanërisht sfidues, sepse është shumë ndryshe nga unë në jetën private dhe isha veçanërisht e ngazëllyer për procesin e krijimit, ngaqë më nxorri nga një zonë rehatie e krijimit dhe më çoi në një botë ku lufta për mbijetesë dhe nevoja për mbrojtje është më e fortë se egoja dhe personi.

5. Çfarë është ajo që të bën ta duash veten edhe më shumë?

Ka një thënie që thotë - nëse nuk e do veten si do t'i duash njerëzit rreth vetes? Mendoj se kjo është shumë e vërtetë, sepse energjia që rrezatojmë bartet edhe tek njerëzit rreth nesh. Jam e lumtur që jam e rrethuar nga kafshë dhe njerëz që më respektojnë dhe më duan dhe që i dua në të njëjtën masë, çka më bën ta dua veten edhe më shumë.

5. Cila është përparësia e të qenit një aktor që flet shumë gjuhë? A mendon gjatë xhirimeve në gjuhën që aktron ose kalon nga një gjuhë në tjetrën?

Është gjithmonë përparësi të njohësh një gjuhë më shumë, sepse nuk e di se kur dhe për çfarë mund të të duhet. Isha me fat që jam pjesë e disa projekteve filmike ku njohuritë e gjuhës boshnjake, angleze dhe gjermane ishin vendimtare për ta fituar rolin. Gjithmonë mendoj në gjuhën maqedonase dhe më ndihmon që t'i shpjegoj gjërat dhe t'i zotëroj më lehtë.

мај 2021 Совети за здравје

7. Çfarë bën për të pasur një jete të shëndetshme?

Përpiqem që të ushqehem shëndetshëm, sa herë që kam më shumë kohë të lirë shkoj në fshat apo mal, eci, ngas biçikletë... Kohët e fundit kam filluar të ushtroj në shtëpi dhe mund të them se këtë vit kam arritur ta kthej vëmendjen më shumë kah vetja dhe të ndryshoj disa nga shprehitë e vjetra të pashëndetshme.

8. Duke qenë se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik, cili është faktori kyç në ruajtjen e tij?

Shëndeti ynë mendor është shëmbëlltyrë e jetës sonë dhe ne duhet të kujdesemi për të ashtu siç kujdesemi për shëndetin fizik, madje edhe më shumë. Kujdesi për shëndetin mendor nënkupton gjithçka që bëjmë për t'u kujdesur për veten, si ushqimi i shëndetshëm, aktivitetet që aktivizojnë mendjen, rrethimi nga energjia pozitive, kujdesi për të tjerët e kështu me radhë. Faktor kyç, sipas mendimit tim, për ruajtjen e shëndetit mendor është shprehja e ndjenjave dhe emocioneve tuaja, gjetja e të paktën një personi me të cilin do të ndiheni rehat dhe të bisedoni, mos i mbani gjërat të shtypura në vete dhe mos u turpëroni të kërkoni ndihmë.

мај 2021 Совети за здравје

9. Si e përmbush kohën e lirë?

Pandemia, në njëfarë mënyre, sikur e ngriu botën dhe gjithçka u ndal, kështu që orari im intensiv dhe i ngarkuar u lehtësua dhe m'u lirua hapësirë apo kohë e lirë me të cilën, të them të drejtën, në fillim nuk dija se çfarë të bëja, sepse unë jam në thelb një person që nuk di se si të qëndrojë në vend dhe vazhdimisht bën diçka. Mirëpo dalëngadalë fillova t'i shoh përfitimet dhe ia dola që ta shfrytëzoja të gjithë këtë kohë të lirë për të kthyer vëmendjen kah vetja dhe për të krijuar përparësi që më ndihmojnë të zhvilloj një sistem më produktiv pune, por edhe të mos e harroj veten. Iu ktheva pasionit tim të fëmijërisë, i cili është shkrimi i këngëve për fëmijë, ndonjëherë pikturoj dhe në përgjithësi, e shijoj paqen dhe qetësinë e shtëpisë sime.

10. Periudha e kaluar na ka treguar se sa të rëndësishme janë miqësitë dhe mbështetja që ia japim njëri-tjetrit në momente të vështira. Si i ushqen miqësitë e tua?

Miqtë janë familja ime e dytë. Me ta kam arritur të mbetem e pandashme edhe në këto kohë të çmendura, falë teknologjisë moderne dhe ndonjëherë me ndonjë takim të maskuar në natyrë. Komunikojmë, e ndihmojmë njëri-tjetrin sa të mundemi dhe vetëm i forcojmë marrëdhëniet tona miqësore edhe më shumë.

11. Cili është mesazhi yt për të gjithë aktorët e rinj dhe potencialë?

Besoni në veten dhe aftësitë tuaja, punoni shumë, jini të hapur ndaj kritikave dhe sugjerimeve, jo vetëm ndaj lëvdatave, sepse vetëm kështu do të jeni në gjendje të rriteni dhe të zhvilloheni. Dhe më e rëndësishmja, mos harroni të argëtoheni në atë që bëni.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.10-12 të botimit elektronik të revistës BETTY (MAJ 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>