Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Infeksionet virale koksaki (coxsackie)

February 1, 2022

spec. dr. Zorica Martinoska Andonova
IPSH CITUS, SHTIP

|

фев-2022

Çfarë janë koksakiviruset?

Koksakiviruset janë pjesë e një lloji virusi të quajtur Enterovirus. Ata janë një nga viruset me ARN më të vogël, që mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme te njerëzit, veçanërisht te fëmijët. Ekzistojnë dy lloje të këtij virusi, edhe atë tipi A, i cili është shumë më i fortë në veprim dhe tipi B, i cili është më i dobët, por edhe me gjasë më i rrezikshëm, sepse mund të sulmojë muskulin e zemrës dhe të shkaktojë infeksion me pasoja afatgjata dhe të rënda.

Infeksioni me koksakivirusin e tipit A quhet edhe sëmundje e këmbëve, duarve dhe gojës, megjithëse mund të shkaktojë edhe konjuktivit. Lloji B, nga ana tjetër, më së shpeshti shkakton dhimbje në mushkëri, ethe, dhimbje barku dhe dhimbje koke, të cilat ndonjëherë çojnë në meningjit, miokardit dhe perikardit.

Mënyra e infektimit me koksakiviruset

Infeksionet e koksakiviruseve transmetohen kryesisht përmes rrugës fekalo-orale, për ç’arsye quhet “sëmundja e duarve të pista”, por mund të transmetohen edhe nga aerosolët e frymëmarrjes (teshtitja, kollitja, rrjedhja e hundës). Viruset ekskretohen përmes jashtëqitjes dhe gëlltiten nga goja (orale), pra përmes duarve të pista që nuk janë larë mirë nga kontakti aksidental me fekalen ose jashtëqitjen në të cilën ndodhen. Kjo zakonisht ndodh kur ndërroni pelenat dhe kur pastroni oturakun e foshnjës ose guaskën e tualetet.

Simptomat

Periudha e inkubacionit, pra koha nga infektimi deri në shfaqjen e simptomave të para, është nga 3 deri në 6 ditë. Shenjat e para të infeksionit me koksivirusin janë simptomat në vijim:

Simptomat zgjasin dy deri në tre ditë. Ndonjëherë sëmundja, oreksi i dobët dhe përgjumja ndihen tashmë gjatë periudhës së inkubacionit. Në fund të periudhës së inkubacionit, njolla të vogla të kuqe shfaqen në mukozën e gojës. Së shpejti, njollat kthehen në flluska, të cilat më pas ulcerojnë. Paraqitet edhe një skuqje e lëkurës së duarve dhe këmbëve. Pikërisht për shkak të këtij tipari, koksakivirusi mori emrin e tij të dytë: "sëmundja e duarve-këmbëve-gojës".

Në disa raste, skuqja mund të shfaqet në vithe, bark dhe shpinë. Flluskat kruhen intensivisht, gjë që shkakton ankth të madh te fëmija. Në disa raste, fëmijët e infektuar zhvillojnë sindromën dispeptike, gjegjësisht shfaqen të vjella dhe diarre. Diarreja mund të jetë deri në 10 herë në ditë, por pa përfshirje patologjike (gjak, qelb apo mukozë).

Diagnoza e infeksioneve të koksakiviruseve

Diagnoza bazohet në pasqyrën klinike, e cila është relativisht tipike dhe karakteristike për këtë lloj infeksioni. Megjithatë, në disa raste kërkohet diagnostikim laboratorik shtesë për të identifikuar virusin dhe llojin e tij, me të ashtuquajturën teknologji PCR. Kjo diagnozë mund të tregojë gjenomin e virusit, specien dhe nëntipin e tij.

Trajtimi dhe parandalimi i infeksioneve të koksiviruseve

Duke qenë se ende nuk ka vaksinë apo shërim për këtë sëmundje, më e mira është terapia simptomatike, pra trajtimi përkatës i simptomave të shfaqura. Në rast të temperaturës, rekomandohet përdorimi i antipiretikëve (paracetamol, ibuprofen). Është gjithashtu e nevojshme shpëlarja e shpeshtë e zgavrës së gojës, marrja e mjaftueshme e lëngjeve për të parandaluar dehidratimin, si dhe shmangia e lëngjeve acidike që mund të theksojnë shqetësimin dhe dhimbjen orale.

Si të mbrohemi?

Për t'u mbrojtur nga koksaki, duhet të kujdesemi për higjienën personale. Është gjithashtu e nevojshme të dezinfektohen objektet dhe sipërfaqet (me gjasë) e kontaminuara. Duhet të bëhet ajrimi më i shpeshtë i ambienteve, gjegjësisht të merren masa ashtu si për çdo sëmundje tjetër që transmetohet nëpërmjet piklave në ajër.

Njerëzit apo fëmijët, kur kolliten apo teshtijnë, duhet të mbulojnë fytyrën dhe të izolohen nga ambienti, pra të mos jenë pjesë bashkësish (kopshti, shkolla), për shkak të ngjitshmërisë shumë të lartë. Rëndësia epidemiologjike e sëmundjes është se një numër pacientësh mund të zhvillojnë komplikime serioze si meningjiti, encefaliti, miokarditi dhe perikarditi.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.8-9 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHKURT 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>