Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Egoja ime, rregullat e mia, një lojë e fitimit dhe humbjes

February 1, 2022

Dr. Mirjana Pehçevska Pop-Iliev
eksperte për zhvillim personal dhe organizativ,
trajnere (coach) profesionale,
këshilltare për karrierë

|

фев-2022

Egoja përmendet shumë shpesh, ndonëse në kontekste të ndryshme dhe me qëllime të ndryshme. Ndodh që ta kritikojmë dikë se ka ego të madhe. A jemi të vetëdijshëm për rolin e egos sonë dhe se çfarë na sjell e çfarë na heq ajo?

Sigurisht që ne nuk mund të jetojmë pa egon, sepse në fakt është imazhi që mbajmë për veten tonë. Mund të jetë madhështore, me përmasa të stërmëdha ose të stërvogla, e balancuar ose e pabalancuar me mjedisin, por pa dyshim që është një pjesë e pazëvendësueshme dhe e dobishme e qenies sonë.

Egoja shpesh merr rolin e këshilltarit tonë, që bën pyetje e shpesh edhe u përgjigjet atyre, për çka ndonjëherë as vetë nuk jemi të vetëdijshëm. Na udhëheq, na shtyn, na motivon apo demotivon, na krijon marrëdhëniet, sjelljen, jetën tonë... Atëherë lind pyetja se çfarë të keqe ka këtu dhe pse ka rëndësi egoja për ne? Mbase është e pamundur të marrim përgjigjen menjëherë, por përgjigja është se egoja jonë nuk jemi në të vërtetë ne. Nuk është vetëdija jonë apo si të duam ta quajmë, por është produkt i një imazhi që krijohet përmes përvojave të jetës sonë. Është pasqyrë e besimeve tona, edukimit tonë, pranimit nga mjedisi dhe gjithçkaje që besojmë se është e mirë apo e keqe. Dhe atëherë kuptojmë se në fakt është mjedisi ynë ai që na këshillon dhe në atë mënyrë na krijon edhe jetën.

Duke dëgjuar shumë folës motivues të cilët na mësojnë vazhdimisht se si të mendojmë pozitivisht, të krijojmë një buzëqeshje për ta inkurajuar fort veten edhe kur nuk na bëhet shumë vonë, drita e egos sonë ndizet brenda nesh. Të gjitha fjalët që lidhen me "duhet", duhet të ngjallin reagimin e kundërt nga ajo që mbase shumë prej nesh mund të presin. Unë e kam vëzhguar me vetëdije këtë proces prej disa kohësh dhe e kuptoj se është shumë më e rëndësishme të jem e vetëdijshme për ngjyrën e kuqe të llambës sime të egos, sesa ajo të jetë vazhdimisht e ndezur ose e fikur.

Në thelb, këtu qëndron çështja: në vetëdijen tonë për egon dhe në pranimin e saj. Egoja brenda nesh ka një rol për të luajtur, të cilin duhet ta pranojmë dhe ta duam. Tani ndoshta vijon pyetja se si? Përgjigja është shumë më e thjeshtë. Kur e dimë se kush jemi, cilat janë vlerat tona të vërteta, cili është personaliteti ynë dhe jo trupi ynë, cilat janë mangësitë dhe përparësitë tona, si dhe veprimet dhe reagimet tona, atëherë nuk do të jetë diçka që duhet ta bëjmë me patjetër, por thjesht do ta dimë se e pranojmë dhe e duam veten. Nëse është e nevojshme, edhe ta ndryshojmë atë që veshim për të qëndruar në ekuilibër me veten dhe mjedisin.

Të gjithë do të dëshironim të ndryshonim me lehtësi diçka, por mundësisht pa ndryshuar asgjë të veçantë në jetën tonë. Dhe për të bërë një ndryshim të vërtetë, duhet të jemi gati për një hap të guximshëm. Të gjithë kemi nevojë për ndryshim, një ndryshim të personalitetit tonë, gjegjësisht një ndryshim të besimeve tona që nuk na shërbejnë dhe mbi bazën e të cilave e bazojmë realitetin tonë. Ai është ndryshimi që na lejon të mos bëhemi pengesë e vetvetes dhe ta lejojmë veten të realizojmë potencialin tonë të plotë.

Pse njerëzve nuk u shkon shumë për dore ndryshimi i vetvetes?

Sepse egoja jonë reziston. Është në natyrën tonë dhe ndryshimi do të thotë të heqësh dorë nga e njohura dhe të shkelësh në të panjohurën. Kjo do të thotë, lëshimi i kontrollit të reagimeve, shprehive dhe sjelljeve tashmë të njohura. Egoja jonë dëshiron të ketë kontroll mbi të njohurat dhe kjo është arsyeja pse çdo ndryshim është i vështirë për ne.

Tani mund të pyesim veten përsëri nëse kam një ego të madhe, apo kam vetëm egon e krijuar nga bindja ime se çfarë do të thotë të kesh një ego të madhe? A jam gati të filloj shprehi të reja, një rutinë të re mëngjesi, sfida të reja, një stil të ri jetese, apo egoja ime e mban ende nën kontroll zonën time të rehatisë?

A e kanë aftësinë të gjithë ata që shpesh themi se kanë ego të madhe të ndryshojnë identitetin e tyre, të rriten, të zhvillohen, të përshtaten me kohën dhe tendencat e reja? Ata mund të jenë arrogantë, të pasjellshëm, egoistë dhe mendjemëdhenj, por a e kontrollojnë ata egon e tyre apo i kontrollon ajo?

Shpesh e pyesim veten, pse njerëzit nuk bëjnë një ndryshim që e dinë se është urgjentisht i nevojshëm, duke e ditur se situata aktuale nuk është e mirë për ta? Sepse identifikohen me identitetin e tyre, me atë që e kanë fituar tashmë, atë që po bëjnë, me edukimin e tyre të fituar. Sepse egoja e tyre nuk u jep mundësinë të ndryshojnë, të punojnë me veten, të zhvillojnë vetëdijen për të metat e tyre dhe përpjekjen dhe motivimin për t'i kapërcyer ato. Egoja ka frikë nga e panjohura dhe nëse fillojmë të ndihemi ose të sillemi ndryshe, domethënë ndryshe nga ajo me të cilën ne vetë jemi mësuar ose tashmë është e njohur për mjedisin tonë, marrim menjëherë një alarm nga egoja dhe na prishet rehatia.

Pranimi i gabimeve është një nga gjërat më të vështira që mund të bëjë një person. Është edhe më e vështirë të mësosh prej tyre. Qoftë faji ynë apo i dikujt tjetër që ka ndikuar tek ne, me kalimin e kohës është më mirë t'i kuptojmë si bekim dhe jo si ndëshkim. Një gjë e tillë në fakt krijon fuqinë e ndryshimit tonë. Njohja e mësimit dhe e këndvështrimit të ri që na ofron, është e barabartë me njohjen e forcës sonë për t'u inkurajuar të jetojmë ashtu siç duam, jo siç duhet.

Megjithatë, disa prej nesh do të mbeten në vend, duke fjetur me sy hapur, duke qenë vëzhgues të jetës sonë, në vend se krijues të saj. Ne mund t'i ndihmojmë njerëzit të kthjellen, por disa përsëri do të zgjedhin të flenë. Çdo ditë takojmë njerëz të ndryshëm, me disa prej të cilëve egoja luan çdo ditë. Por edhe të tjerë që të paktën një herë në jetën e tyre do të zgjohen dhe do të ëndërrojnë përsëri, por me sytë hapur, të lirë nga frika e tyre, të çliruar nga ajo që të tjerët mendojnë për ta, duke mos i bindur se rruga që kanë zgjedhur është e drejtë, sepse ata thjesht nuk kanë nevojë për një gjë të tillë. Sido që të jetë, të tjerët ose do ta pranojnë ose do ta shpërfillin këtë. Disa do të jenë mësim për ne, për disa do të jemi në, me rëndësi është që të mos ndalemi aty ku jemi sot.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.28-29 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHKURT 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>