Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Imunomodulatorët natyrorë për imunitet të qëndrueshëm

February 1, 2022

Mr. Farm. Lidija Peshtaleska

|

фев-2022

Trupi i njeriut është në kontakt të vazhdueshëm me bakteret, viruset dhe kimikatet. Ai është i ekspozuar ndaj rrezatimit dhe ndotjes së natyrave të ndryshme. Imuniteti është aftësia e trupit për t'u rezistuar sëmundjeve, duke i identifikuar dhe shkatërruar substancat apo organizmat e huaj. Mekanizmi që është përgjegjës për kryerjen e kësaj detyre parësore të mbrojtjes së trupit tonë është sistemi imunitar. Baza e përgjigjes imunologjike është njohja e "armikut" dhe asgjësimi apo largimi i tij nga trupi. Funksioni fiziologjik i sistemit imunitar është parandalimi i infeksioneve, por edhe mënjanimi i infeksioneve ekzistuese.

Sistemi imunitar i shëndoshë është parakusht bazë për shëndetin e njeriut, si dhe për një jetë të gjatë dhe cilësore. Ka imunitet të lindur dhe të fituar. Imuniteti i lindur është një reagim që harxhon shumë burime, prandaj konsumohet shpejt dhe kërkon ndihmë nga ai i fituari. Substancat që, me mekanizmin e veprimit të tyre forcojnë imunitetin dhe në këtë mënyrë rrisin rezistencën e organizmit dhe efektivitetin e tij në mbrojtje nga ndikimet e dëmshme, quhen imunomodulatorë. Nëse kanë efekt pozitiv në sistemin imunitar, janë imunostimulues dhe nëse kanë efekt shtypës, imunosupresues. Në varësi të qëllimit të veprimit, disa imunomodulatorë veprojnë në dy mënyra. Ata ndalojnë së vepruari kur "sulmuesit" tashmë janë shkatërruar, duke parandaluar kështu zhvillimin e sëmundjeve autoimune.

Marrja e duhur e elementeve të rëndësishme (imunostimuluesve) në dietë, si zinku, hekuri, bakri, seleniumi, vitaminat A, B, C, D dhe E (të cilat gjenden në fruta, perime, drithëra integrale, arra, bajame, lajthi dhe disa fara) ka një rëndësi të madhe për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Theksojmë veçanërisht rëndësinë e vitaminave C dhe D, si dhe mineralit zink, të cilat përdoren më shpesh së bashku në formë të pluhurave (të quajtura forma të drejtpërdrejta), si forma më e lehtë për t'u përdorur.

Vitamina C - stimulon qelizat e sistemit mbrojtës, rimëkëmb dhe forcon sistemin imunitar dhe ka një veprim të fortë antioksidues. Merr pjesë në uljen e lodhjes dhe rraskapitjes dhe funksionimin normal të sistemit imunitar, veçanërisht gjatë dhe pas aktivitetit fizik intensiv. Në rast sëmundjeje, rritet nevoja e organizmit për marrjen e saj.

Vitamina D - rrit prodhimin e peptideve antimikrobiale. Ka veprim anti-inflamator, duke ndikuar në rritjen dhe diferencimin e qelizave imunomodulatore, si dhe efekt mbrojtës në murin e zorrëve, duke nxitur rigjenerimin e tij.

Zinku është i rëndësishëm për ruajtjen e barrierës fizike dhe integritetit të mukozave. Mungesa e zinkut ndikon negativisht në limfocitet B dhe T, duke ngadalësuar reagimin e tyre ndaj infeksioneve dhe duke çuar në ngadalësimin e përhapjes së tyre dhe prodhimin më të ngadaltë të antitrupave.

Vitaminat C dhe D dhe zinku rrisin imunitetin e lindur qelizor (aktivitetin e makrofagëve, neutrofileve, qelizave NK etj.)

Doza optimale ditore e vitaminës C është 500 mg, e vitaminës D 200 mg dhe e zinkut 10 mg, me çka praktikisht mbulohen nevojat ditore.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.20-21 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHKURT 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>