Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Probiotikë me terapi antibiotike – për ose kundër

May 1, 2021

Mr. Farm.
Kiril Pecevski

|

мај 2021 Совети за здравје

Një nga temat më aktuale, jo vetëm në mesin e mjekëve, por edhe publikut të gjerë, është përdorimi i probiotikëve. Përdorimi i tyre sa vjen e bëhet më i përhapur, si për qëllime terapeutike, ashtu dhe për qëllime parandaluese. Megjithatë, ekzistojnë ende mendime të ndara se nëse dhe sa të dobishme janë ato për trupin kur i marrim si preparate plotësuese, d.m.th. përmes shtojcave dietike. Këtu duhet të ndalemi te kombinimi i tyre me terapi antibiotike, gjegjësisht nëse duhet t'i marrim ato së bashku me antibiotikët me të cilët trajtojmë një infeksion bakterial. Meqenëse ka më shumë se njëqind vjet që kulturat bakteriale probiotike janë bërë të njohura, ndërsa në 30 vitet e fundit janë bërë shumë studime me ta, kemi shumë të dhëna që konfirmojnë efektin e tyre të dobishëm në sistemin e tretjes dhe të gjithë organizmin e njeriut.

Antibiotikët veprojnë në mënyrë të tillë që, ose vrasin bakteret ose ndalojnë shumëzimin e tyre. Megjithatë, përveç se ndikojnë kundër baktereve “të këqija”, antibiotikët gjithashtu kanë prirje të ndikojnë në bakteret “e mira” probiotike në sistemin e tretjes, të cilat janë të nevojshme për ruajtjen e sistemit tonë imunitar. Pak njerëz e dinë se 50% e sistemit imunitar gjendet në traktin tonë digjestiv. Duhet të dimë gjithashtu se trakti gastrointestinal është një ekosistem kompleks në mikroflorën e të cilit ka më shumë se 400 lloje të baktereve. Një pjesë e vogël e tyre ndodhet në stomak dhe në zorrë të hollë, por shumica e tyre janë në zorrë të trashë. Ato ndihmojnë tretjen, marrin pjesë në sintezën e vitaminave të caktuara dhe në metabolizmin e disa barnave, mundësojnë funksionin e zorrëve dhe forcojnë sistemin imunitar.

Për këtë shkak, duhet të jemi të vetëdijshëm për efektet anësore të përdorimit të antibiotikëve. Një nga më të zakonshmet është diarreja, e cila shfaqet pothuajse tek një nga tre përdorues të antibiotikëve. Kjo ndodh pikërisht për faktin se antibiotikët vrasin bakteret “e mira” në traktin tonë digjestiv.

Antibiotikët prishin mikroflorën normale të zorrës së trashë dhe si rezultat, ndryshojë metabolizmin e karbohidrateve dhe aktivitetin antimikrobik në zorrë të trashë, gjë që mund të çojë në diarre osmotike ose diarre të shkaktuar nga bakteret patogjene. Ulja e metabolizmit të fermentimit të karbohidrateve çon në një rënie të acideve yndyrore me zinxhir të shkurtër (burimi bakterial i energjisë) dhe një rritje në karbohidrateve joabsorbuese në lumenin e zorrëve. Rritja e presionit osmotik zvogëlon përthithjen e ujit nga stomaku. Përveç kësaj, antibiotikët prishin barrierën mbrojtëse që sigurohet nga mikroflora normale e zorrëve. Kjo çon në një rënie të aftësisë së zorrëve për t'iu kundërvënë kolonizimit të patogjenëve. Si pasojë e kësaj ndodh rritja oportuniste e patogjenëve, për shembull, C. difficile, Salmonella, Staphyloccus aureus dhe toksinat e tyre shkaktojnë dëme dhe inflamacion të mukozës, gjë që sjell diarre.

Një numër studimesh mjekësore tregojnë se përdorimi i probiotikëve (bakteret “e mira”), së bashku me marrjen e antibiotikëve, ndihmon në plotësimin e disa baktereve të dobishme, numri i të cilave është ulur në mënyrë drastike për shkak të efekteve anësore të antibiotikëve. Të njëjtat studime tregojnë se njerëzit që kanë marrë terapi me antibiotikë dhe probiotikë kanë më shumë se 50% më pak gjasa për të pasur diarre. Megjithatë, për të shmangur veprimin e antibiotikut mbi bakteret e mira, probiotikët duhet të merren 3 orë pas marrjes së antibiotikut. Rekomandohet që probiotikët të merren që nga fillimi i trajtimit me antibiotikë, me qëllim që të balancohet më tej mikroflora e zorrëve.

Përveç probiotikëve, të cilët duhet të merren si plotësim i terapisë me antibiotikë, në rregullimin e problemeve me diarre dhe kapsllëk, rekomandohet gjithashtu që probiotikët të kombinohen me prebiotikë (ushqim për bakteret “e mira”), pastaj me zink (i cili lehtëson intensitetin dhe zvogëlon kohëzgjatjen e diarresë dhe forcon sistemin imunitar), vitamina të grupit B (ose më mirë, vitamina B6 që kontribuon në metabolizmin normal të proteinave dhe glikogjenit), si dhe ekstrakte të kamomilit dhe nenexhikut, që përdoren në mjekësinë tradicionale dhe kanë efekt pozitiv në shqetësimet e stomakut.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.16-17 të botimit elektronik të revistës BETTY (MAJ 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>