Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Përdorimi dhe shpërdorimi i antibiotikëve

February 1, 2022

spec. dr. Nikolina Grozdanovska
Specialiste e biokemisë mjekësore
dhe e mjekësisë labaratorike

|

февруари 2022

Çfarë janë antibiotikët?

Antibiotikët janë barna që përdoren për të trajtuar ose parandaluar disa lloje të infeksioneve bakteriale, emri i të cilëve vjen nga fjala e përbërë greke antikundër dhe bios - jetë. Ata veprojnë duke vrarë bakteret ose duke e parandaluar përhapjen e tyre.

Përpara se bakteret të shumohen dhe të shkaktojnë simptoma, sistemi imunitar zakonisht mund t'i vrasë ato. Qelizat e bardha të gjakut (WBC) i sulmojnë bakteret e dëmshme dhe, edhe nëse shfaqen simptoma, sistemi imunitar zakonisht mund të luftojë infeksionin. Megjithatë, ndonjëherë numri i baktereve të dëmshme është i tepërt dhe sistemi imunitar nuk mund t'i luftojë të gjitha. Antibiotikët janë të dobishëm në këtë rast.

Antibiotikët janë ndër barnat më të përshkruara në mjekësinë bashkëkohore. Megjithëse antibiotikët janë të dobishëm për një gamë të gjerë infeksionesh, është e rëndësishme të kuptohet se antibiotikët trajtojnë VETËM infeksionet bakteriale. Antibiotikët janë të padobishëm kundër infeksioneve virale (për shembull, ftohja e zakonshme) dhe infeksioneve kërpudhore (të tilla si kandidiaza). Mjeku juaj mund të përcaktojë më së miri nëse antibiotiku është i duhuri për gjendjen tuaj, sipas analizave të kryera të gjakut (infeksionet bakteriale shkaktojnë rritjen e qelizave të bardha të gjakut) dhe një antibiogrami të bërë nga materiali i përshtatshëm (zakonisht një shtupë hunde ose fyti), pas çka përshkruan një antibiotik ndaj të cilit bakteri i izoluar është më i ndjeshëm.

Duhet ta lajmëroni mjekun tuaj nëse keni ndonjë nga efektet anësore në vijim: të vjella, diarre të rëndë ngërçe në stomak, reaksion alergjik, skuqje, kruajtje ose sekrecione vaginale dhe njolla të bardha në gjuhë.

Kur nevojiten antibiotikët?

Antibiotikët mund të përdoren për të trajtuar infeksionet bakteriale të cilat:

Personat në rrezik të infeksioneve bakteriale

Antibiotikët gjithashtu mund t'u rekomandohen personave që janë më të prekshëm ndaj efekteve të dëmshme të infeksionit. Këtu përfshihen:

Antibiotikët për parandalimin e infeksionit

Antibiotikët ndonjëherë jepen si masë paraprake për të parandaluar infeksionin. Kjo quhet profilaksë antibiotike. Situatat ku antibiotikët jepen si trajtim parandalues përfshijnë:

KUR NUK PËRDOREN ANTIBIOTIKËT? 

Antibiotikët nuk përdoren më në mënyrë rutinore për të trajtuar infeksionet, sepse:

Organizatat shëndetësore në mbarë botën po përpiqen të ulin përdorimin e antibiotikëve, veçanërisht për problemet shëndetësore joserioze. Për shembull, antibiotikët nuk përdoren më në mënyrë rutinore për trajtim të infeksioneve të kraharorit, infeksioneve të veshit tek fëmijët, dhimbjeve të fytit etj.

Rreziqet e (sh)përdorimit të antibiotikëve

  1. Rreziku i zhvillimit të rezistencës ndaj antibiotikëve dhe krijimit të një supervarianti


Përdorimi i tepërt i antibiotikëve vitet e fundit do të thotë se ata po bëhen më pak efektivë, gjë që ka sjellë shfaqjen e “superbaktereve”. Këto janë shtame bakteresh që kanë zhvilluar rezistencë ndaj shumë llojeve të ndryshme të antibiotikëve, duke përfshirë:

Këto lloj infeksionesh mund të jenë serioze dhe të vështira për t'u trajtuar dhe po bëhen shkaku kryesor i paaftësisë dhe vdekjes në mbarë botën. Shqetësimi më i madh është se mund të shfaqen lloje të reja bakteresh që nuk mund të trajtohen me asnjë nga antibiotikët ekzistues!

  1. Rreziku i shkatërrimit ose prishjes së florës normale të zorrëve


Me siguri ndonjëherë ju ka ndodhur të keni jashtëqitje të lëngshme (diarre) gjatë marrjes së antibiotikëve! Përkatësisht, zorrët tona janë të kolonizuara me mikroorganizma "të mirë", të ashtuquajtur mikrobiomë, të cilët na ndihmojnë në:

Terapia me antibiotikë ndryshon modelet e mikrobiomës së zorrëve që formohen herët në jetë (në lindje dhe fëmijëri) dhe mund të zhvendosë profilin bakterial në një të tillë që ndihmon obezitetin, anomalitë metabolike dhe/ose sëmundjet autoimune.

Studimet e fundit mbi bazën molekulare të plakjes dhe sëmundjeve komplekse tregojnë rolin kryesor të mikrobiomës së zorrëve në zhvillimin e çrregullimeve kardiometabolike.

PËRFUNDIMI

Paçi shëndet dhe e vlerësofshi trupin si tempullin tuaj!

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.4-5 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHKURT 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>