Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Herpes simplex

May 1, 2021

Dr. Natasha Teovska Mitrevska

|

мај 2021 Совети за здравје

Viruset janë mikroorganizmat më të vegjël, të cilat për shumëzimin e vet përdorin qelizën pritëse dhe kështu shkaktojnë çrregullim të metabolizmit të pritësit. Në grupin e viruseve herpes hyjnë: viruset Herpes simplex 1 dhe 2, virusi Varicella zoster, virusi Epstein-Barr (shkakton sëmundje febrile me simptoma të lehta tek fëmijët dhe mononukleozë tek të rinjtë), viruset njerëzore Cytomegalovirus të tipit 6-8 (HHV-6-8). HHV-6 shkakton exanthema subitum tek fëmijët.

Infeksionet e shkaktuara nga viruset e familjes Herpesviridae janë infeksionet më të zakonshme virale tek njeriu. Pas infeksionit parësor, ato kalojnë në një infeksion të fshehur latent, i cili më vonë mund të aktivizohet. Studimet kanë treguar se deri në dy të tretat e popullsisë së botës nën 50 vjeç, është e infektuar me këtë virus.

Transmetimi i viruseve herpes simplex bëhet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me një person të sëmurë, duke depërtuar në lëkurë dhe mukozë përmes plagëve të vogla në formën e pikave ose me kontakt të drejtpërdrejtë, siç është puthja, ndërsa herpes simplex i tipit 2 transmetohet me kontakt seksual.

Infeksioni i parë është tek njerëzit që infektohen për herë të parë, të cilët janë më shpesh fëmijët në moshë të re. Tek fëmijët e moshës nga 1-3 vjeç, infeksioni parësor është zakonisht stomatiti simptomatik, me vezikula të shumta në gojë dhe faring, të shoqëruara me simptoma të etheve, dhimbjes, vjelljes dhe zgjerimit të gjëndrave limfatike. Infeksioni i sërishëm me HSV1 ndodh më shpesh në buzë. Faktorët që çojnë në infeksion të sërishëm janë, rrezet UV, variacionet hormonale ose stresi psikologjik dhe mungesa e imunitetit, procedurat estetike dhe me laser, si dhe ndërhyrjet dentare.

Simptomat fillestare janë të ngjashme me ato të inflamacionit të traktit të sipërm të frymëmarrjes, të shoqëruara me temperaturë të lartë, megjithatë, ka raste kur infeksioni me këtë virus kalon pa u ndjerë. Para se të shfaqen vezikulat (flluskat), në ato vende ndihet kruajtje dhe djegie, pas çka shfaqen flluska të mbushura me një lëng të bardhë në të verdhë. Pas një kohe ata plasin dhe bëjnë kore pa lënë mbresë. Kur infeksioni ulet, virusi vendoset në ganglionet nervore dhe mbetet në një formë të fshehur gjatë gjithë jetës, i mbrojtur nga sistemi imunitar, me mundësi të riaktivizimit.

Herpesi gjenital parësor

Mund të shkaktohet nga HSV1 dhe HSV2 dhe nganjëherë si një infeksion i sërishëm nga HSV i tipit 2, ndërsa manifestohet si infeksion i lëkurës në rajonin e legenit dhe atë sakral, me shfaqje të dhimbjes, djegies dhe shfaqje të flluskave të mbushura me lëngje, që pastaj plasin dhe bëjnë kore të vogla. Në vendin ku shfaqen mund të ketë gjithashtu zgjerim të gjëndrave limfatike rajonale.

Infeksioni neonatal me HSV transmetohet tek fëmija në kanalin e lindjes dhe shkakton infeksion serioz. Periudha e inkubacionit është 2-26 ditë.

Diagnostikimi i infeksioneve Herpes simplex

Zakonisht bazohet në pasqyrën klinike. Një metodë e shpejtë është zbulimi i virusit nga testi i antitrupave fluoreshentë (FA). Kultura virale mund të ketë sukses nëse mostra merret brenda 3 ditëve pas shfaqjes së vezikulave. Serologjia është e dobishme vetëm tek infeksionet parësore.

Parandalimi

Parandalimi përqendrohet në përdorimin e takëmeve personale të ngrënies, si dhe një nivel të lartë të higjienës dhe forcimin e sistemit imunitar.

Trajtimi është gjithmonë nën mbikëqyrjen e mjekut, i cili përshkruan terapi.

Tek herpesi oral, ndihmojnë kremrat, pastat dhe përzierjet e ndryshme, të cilat lehtësojnë simptomat, siç janë ndjesia e shpimit të gjilpërave dhe kruajtja, ndërsa në konsultim me një mjek ose farmacist përdoren edhe antivirotikë, të cilët parandalojnë zhvillimin e mëtejshëm të virusit. Barnat antivirale mund të jenë në formën e tabletave ose kremrave dhe janë ekskluzivisht nën kontrollin e mjekut.

Një risi në treg është kremi i buzëve Cannabo Herp nga Replek Farm, i cili është unik në përbërjen e tij, përmban një përqendrim të lartë të kanabidiolit ose CBD-së, që ka veprim anti-inflamator dhe qetëson simptomat e tilla si skuqja, dhimbja, kruajtja dhe ndjesia e shpimit të gjilpërave. Përveç kësaj, ai përmban ekstrakte natyrore bimore të kumakut dhe kantarionit, që përshpejtojnë shërimin e lëkurës dhe oksid zinku që ndihmon tharjen e flluskave të shkaktuara nga virusi herpes.

Kremi Cannabo Herp është një produkt natyral që mund të blihet në barnatore pa recetë. Është i sigurt për përdorim afatgjatë dhe mund të përdoret si trajtim dhe në mënyrë parandaluese. Shumë e rëndësishme për të gjitha preparatet për këtë qëllim është aplikimi i tyre sa më shpejt që të jetë e mundur, sapo të shfaqen shenjat e para të ndryshimeve të shkaktuara nga herpesi, për të arritur efektin më të mirë.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.14-15 të botimit elektronik të revistës BETTY (MAJ 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>