Velka Gavrovska Lukiq
Shoqata e Infermierëve, Teknikëve dhe Mamive
të Maqedonisë
|
Maji është muaji i dy datave të rëndësishme për ne - 5 maji, Dita Ndërkombëtare e Mamive dhe 12 maji, Dita Ndërkombëtare e Infermierëve. Ditët nga 5 maj deri më 12 maj, u shpallën si
Java e Infermierisë nga Shoqata e infermierëve, teknikëve dhe mamive të Maqedonisë së Veriut.
Dita Ndërkombëtare e Infermierëve shënohet në të gjithë botën çdo 12 maj, në përvjetorin e lindjes së Florence Nightingale. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur vitin 2020 si vitin e infermierëve dhe mamive, në shenjë respekti për 200 vjetorin e lindjes së Florence Nightingale, themelueses së profesionit modern të infermierit. Është gjithashtu një shenjë nderimi për të gjithë 20 milionë infermierët në mbarë botën, pasi e vë theksin tek infermierët dhe mamitë në agjendën politike.
Në vitin 2018, Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve (ICN) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nisën një fushatë trevjeçare “Nursing Now” për të rritur ndërgjegjësimin politik për rëndësinë e investimit në infermierë. Bashkëkryetari i Fushatës “Infermier tani”, z. Nigel Crisp, beson se Viti i Infermierisë mund të përdoret për të rritur edukimin mjekësor dhe për të plotësuar mungesën e infermierëve:
“
Kjo është një mundësi që vjen një herë në brez, që qeveritë t'u tregojnë me të vërtetë infermierëve dhe mamive se sa të çmuar janë. Jo me fjalë të zbrazëta, por me veprim efektiv dhe vendimtar për të na siguruar burimet njerëzore dhe fizike të nevojshme për të bërë punën, ICN dhe OBSH duan të krijojnë vetëdije politike që investimi në më shumë infermierë nuk është shpenzim, por një investim i qëndrueshëm në shëndetësi, me përfitime për qytetarët dhe shoqërinë."
Pandemia e COVID-19 ka ndryshuar botën, mënyrën se si jetojmë, shoqërohemi, punojmë, komunikojmë me njëri-tjetrin dhe mënyrën se si sigurojmë kujdesin shëndetësor. Ajo ka rritur dukshmërinë e infermierëve si kurrë më parë, duke nënvizuar se infermieret dhe mamitë janë shtylla e çdo institucioni shëndetësor.
Infermierët janë në ballë të kësaj pandemie, duke punuar për të edukuar, hulumtuar, parandaluar, trajtuar dhe për t'u kujdesur për njerëzit me dhembshuri, elasticitet, kreativitet dhe aftësi të mëdha udhëheqëse. Tragjikisht, shumë infermierë sakrifikuan jetën e tyre, kurse disa prej tyre u përballën me dhunë dhe abuzim, por megjithatë vazhduan të punojnë, ndonjëherë edhe pa mbrojtjen e duhur dhe pa paga të mirë, të shqetësuar për ngarkesën e shtuar të punës, stresin fizik dhe psikologjik, të ndarë nga të afërmit e tyre dhe të lartësuar si heronj. Por infermieret janë njerëz
, ata nuk janë engjëj apo superheronj
. Ata kanë të njëjtat nevoja dhe të drejta si gjithë të tjerët. Ata janë profesionistë të aftë, ekspertë dhe të arsimuar të cilët ofrojnë kujdes holistik, me në qendër njerëzit gjatë gjithë rrugëtimit.
Pandemia po zgjat më shumë se një vit, infeksioni nga virusi po përhapet gjithnjë e më shumë, objektet spitalore po tejmbushen, stafi është i lodhur, megjithëkëtë, solidariteti është më i theksuar se kurrë dhe një numër i madh infermierësh dhe teknikësh qarkullojnë edhe nga qytete të tjera për të ndihmuar pacientët në qendrat e Kovidit.
Në vitin 2020 dhe në fillim të vitit 2021, mediat kanë paraqitur infermierët në dritë pozitive, me një fokus të shtuar në punën që bëjnë dhe ne jemi mirënjohës për dukshmërinë e punës sonë.
Gjatë pandemisë, ne kishim nevojë për qasje inovative për kujdesin shëndetësor, duke përfshirë përdorimin e teknologjisë për të ofruar ndihmë nga largësia. U përdorën gjithashtu trajnime online për trajnimin e edukatorëve të infermierëve dhe mamive. Infermierët dhe mamitë në MPSH kanë në dispozicion mbështetje të madhe nga përfaqësuesit e OKB-së, si UNICEF, zyra e OBSH-së, mbështetje nga Rrjeti shëndetësor i Evropës Juglindore, grupet punuese të mbështetura nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat ofrojnë komunikim, shëndet publik, edukim dhe udhëheqësi shëndetësore, menaxhim të KOVID-19 në MPSH, vaksinim dhe shëndet mendor.
Këtë vit, Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve (ICN) zgjodhi temën “
Zë që udhëheq - Vizion për kujdesin shëndetësor në të ardhmen”. Konfederata Ndërkombëtare e Mamive (ICM) zgjodhi temën: "Ndiqni të dhënat dhe investoni në mamitë". Konfederata e Mamive do t’iu prijë përpjekjeve të vazhdueshme dhe gjithnjë e më të mëdha për të pozicionuar mamitë si thelbësore në luftën për t'i dhënë fund vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave dhe për të arritur Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm SDG 3.1.
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli vitin 2021 si vitin e punonjësve shëndetësorë. Kjo kërkon ndërgjegjësimin që profesionistët e shëndetit, si dhe infermierët dhe mamitë, janë jetike për shëndetin e komuniteteve dhe prosperitetin ekonomik. Infermieri e fortë për sisteme të forta shëndetësore.
Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.4 të botimit elektronik të revistës BETTY (MAJ 2021).