Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

Presioni i lartë i gjakut – një nga faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet e zemrës

May 1, 2021

d-r Aleksandar Mitov

|

мај 2021 Совети за здравје

Shkaqet e vdekshmërisë në mbarë botën, përfshirë edhe në vendin tonë, janë kryesisht për shkak të disa sëmundjeve, edhe atë sëmundjeve malinje, infektive dhe atyre kronike të frymëmarrjes, ndërsa si shkaktar që dallohet veçanërisht janë sëmundjet kardiovaskulare.


Sëmundjet kardiovaskulare përbëjnë një grup të madh heterogjen të sëmundjeve, që shkaktojnë më shumë vdekje sesa të gjitha shkaqet e tjera së bashku. Veçanërisht të prekur nga problemet e sëmundjeve të zemrës janë vendet me të ardhura më të ulëta dhe shëndet të dobët, siç është vendi ynë.

Statistikat në vendin tonë tregojnë se pothuajse çdo i dyti rast i vdekshmërisë është i lidhur me një lloj sëmundjeje të zemrës. Për fat të mirë, sipas një studimi të vitit 2014 nga agjencia amerikane CDC, një pjesë e madhe e vdekjeve që lidhen me sëmundjet e zemrës mund të shmangen, madje edhe deri në 80%! Këto fakte çojnë në një përfundim të qartë - PARANDALIMI është me rëndësi kyçe. Me rëndësi po aq të madhe është edhe ndërgjegjësimi i publikut të gjerë për këtë çështje dhe nxitja e një mënyre jetese të shëndetshme.

Një nga faktorët kryesorë të rrezikut për shëndetin e dëmtuar të zemrës është HIPERTENSIONI. Në vazhdim, diçka më shumë për presionin e lartë të gjakut dhe lidhjen e tij me mënyrën e jetesës.

Vlera normale e presionit të gjakut është 120/80. Pavarësisht nga mosha, kjo konsiderohet të jetë vlera ideale e presionit të gjakut tek të rriturit. Çdo numër në intervalin nga 120 deri në 139 për presionin e sipërm dhe më shumë se 80 për presionin e poshtëm të gjakut, konsiderohet të jetë presion i lartë i gjakut. Edhe pse këto numra teknikisht nuk përkufizohen si hipertension, kjo lartësi konsiderohet përtej normales. Një gjendje e tillë mund të konsiderohet gjithashtu si alarm për ndërmarrjen e ndryshimeve drastike të mënyrës së jetesës, ndërsa është akoma, "herët”. Barnat në këtë rast përdoren rrallë.

Gjendje që domosdoshmërisht duhet të merret seriozisht

Ka më shumë mite që lidhen me këtë problem. Ata sugjerojnë se nuk bëhet fjalë për një gjendje aq të rëndë. Megjithatë, është me rëndësi të veçantë të theksohet se presioni i gjakut me çrregullim afatgjatë, ka potencialin për të vrarë. Studimet thonë se presioni i lartë i gjakut është fajtori kryesor për më shumë se gjysmën e rasteve të sulmeve në zemër dhe në tru, pastaj për një sërë sëmundjesh të veshkave, demencën vaskulare etj. Në shumë vende, presioni i lartë i gjakut është faktori i tretë i rrezikut për të gjitha sëmundjet, menjëherë pas pirjes së duhanit dhe ushqimit të pashëndetshëm.

Në fakt, mjafton të theksohet se për mjekët në Evropë dhe Amerikë, edhe rritja e presionit me “vetëm” 10 njësi, përbën një dallim të rëndësishëm dhe mund të ndryshojë përkufizimet e llojit të hipertensionit dhe modalitetet terapeutike për trajtimin e tij.

Atëherë pse problemi i presionit kryesisht nuk merret aq seriozisht?

Ka të paktën dy arsye pse shpesh nuk e marrim seriozisht këtë problem shëndetësor. Së pari, sepse është shumë i përhapur, kështu që jemi më pak të frikësuar, si dhe për shkak të mitit të përhapur se presioni i lartë është pjesë normale e procesit të plakjes. Me fjalë të tjera, gjejmë ngushëllim në atë se “shumë njerëz të tjerë kanë presion të lartë”. Në këtë rast, duhet t'ia kujtojmë vetes përsëri se pothuajse çdo i dyti person në Maqedoni vdes nga sëmundjet kardiovaskulare dhe të pyesim veten: a dua të jem edhe unë pjesë e kësaj statistike?

Së dyti, presioni i lartë më shpesh nuk ka simptoma, për ç'arsye njihet edhe si “vrasës i heshtur”. Si rrjedhojë, mund të mos e dimë se e kemi ose të mendojmë se, meqë nuk na dhemb asgjë, nuk është e rëndësishme. Për fat të keq, një qëndrim i tillë shumë shpesh paguhet me jetë.

Nuk jemi të pafuqishëm! Mënyra e jetesës ka një ndikim kyç në presionin e gjakut

Edhe pse terapia farmakologjike ka një vend të rëndësishëm në trajtimin e problemeve të presionit të lartë, fokusi kryesor në trajtimin dhe parandalimin e këtij problemi duhet të jetë një mënyrë jetese e shëndetshme në tërësi, jo vetëm dieta e shëndetshme, e cila nuk është më pak e rëndësishme.

Ndryshimet e mënyrës së jetesës përfshijnë:

Ndoshta shembulli më i mirë që mjekësia e mënyrës së jetesës, "funksionon”!

Thelbi i mjekësisë së mënyrës së jetesës ndoshta dhe më së miri tregohet nga shembulli i rregullimit natyror të presionit të gjakut. Në këtë mënyrë kuptojmë se trupat tanë kanë kapacitet për t'u përmirësuar dhe për të rikthyer shëndetin e mirë nga problemet shëndetësore në dukje pa kthim prapa.

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.28-29 të botimit elektronik të revistës BETTY (MAJ 2021).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>