Farmacistët
Kontakti

<< Prapa

BETTY personazhi – Intervistë: Ksenija Nikolova

February 1, 2022

Ksenija Nikolova është autore e gjashtë librave, përfshirë këtu edhe të fundit “Manipulues emocional”, i cili konsiderohet si një nga romanet më të lexuar në vendin tonë. Librat e saj së fundmi janë përkthyer në anglisht dhe bullgarisht, gjë që ka bërë që stili origjinal i shkrimtares së re të arrijë te lexuesit edhe jashtë kufijve të vendit tonë.

фев-2022

  1. Nëse të duhet të krijosh një lidhje midis shëndetit dhe leximit të librave, atë lidhje do ta përshkruaje si...?


Për mua, shëndeti është kombinim i shumë gjërave: një trup i shëndetshëm, mendime të pastra dhe një shëndet mendor i qëndrueshëm, një lëkurë e rregulluar dhe një shpirt i pasur. Mendimet pastrohen me lexim, shpirti qetësohet dhe ushqehet, kurse njeriu bëhet më i pasur. Të gjitha këto duhet të shkojnë së bashku, në paketë.

  1. Si e ndryshoi jetën tënde shkrimi?


Më shpëtoi jetën - le të nisim që aty. Po të mos ishte shkrimi në vitet e mia më të vështira, vërtet nuk e di se ku do të merrja energjinë që kisha në vete. Por ajo fazë ka mbaruar dhe tani shkrimi është diçka tjetër, pra aftësi, sfidë, punë me veten, disiplinë dhe përmirësim i vazhdueshëm.

  1. Cilat janë shprehitë e tua të shëndetshme që dëshiron t'ua rekomandosh lexuesve?


Psikoterapia dhe biseda e rregullt me një profesionist, sporti, pirja e sasive të mjaftueshme të ujit, kujdesi për lëkurën dhe trupin, pastrimi i mendimeve dhe meditimi, shëtitjet në natyrë dhe ushqyerja e shpirtit me art.

  1. Cili është frymëzimi yt më i madh?


Një Ksenija e cila do të doja të jem pas 10 vjetësh dhe pastaj një Ksenija tjetër, e cila do të doja të jem sërish kur të mbarojnë ato 10 vjet. Siç tha Matthew McConaughey në fjalimin e tij në “Oscar“: "Unë nuk do të jem kurrë heroi im, por s’ka gjë, sepse kjo më motivon të vazhdoj të arrij qëllime të reja".

Për lexim të hollësishëm të këtij teksti, shihni f.25 të botimit elektronik të revistës BETTY (SHKURT 2022).

KALKULATORI DIETIK

Me ndihmën e kalkulatorit të mëposhtëm mund të planifikoni vaktet e përditshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Zbuloni më shumë >>

HOROSKOPI MUJOR

Zbuloni horoskopin për muajin aktual.

Zbuloni më shumë >>